Aktorja Arjola Demiri është bërë protagoniste në mediat rozë së fundmi me historinë e saj dhe zhvillimet brenda shtëpisë së Big Brother VIP, ku ajo konkurron për çmimin e madh.
Së fundmi, Arjola Demiri i ka rrëfyer për Einxhel Shkirës dhe publikut një episod nga jeta e saj si aktore.
Ajo tregoi se është paragjykuar nga familjarë e të afërm për një skenë filmi ku puthet me aktorin e shquar, Bujar Asqeriu.
“Bëra filmin ‘Njerka’, që isha në film me Bujar Asqeriun që puthesha, shkalloi farefisi. Edhe mami më thoshte; ça faji kam unë…. I thashë mamit se ky është profesion, ka edhe më keq,”, është shprehur ndër të tjera Arjola Demiri.
















