1 Gusht, 2019

Puthja e sikletshme e Brad Pitt me aktoren e famshme, ja pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit


Në mediat e huaja po bën xhiron e rrjetit një fotografi ku aktori i “Hollywood”-it, Brad Pitt shfaqet duke u puthure me aktoren e njohur, Lena Dunham.

Pitt dhe Dunham ndodheshin në premierën e filmit më të ri të Tarantino-s, “Once upon a time in Hollywood”, së bashku me pjesën tjetër të kastit të aktorëve.

Por vëmendjen e të gjithëve e mori pikërisht ku momenti i sikletshëm, i takimit mes dy aktorëve. Fotografët kanë kapur çastin kur 33-vjeçarja i është afruar për t’i dhënë Brad-it një puthje mes faqes dhe buzëve, e cila me siguri ka qenë një keqkuptim.

Më pas dyshja janë ndarë duke bërë sikur një gjë e tillë nuk kishte ndodhur mes tyre.

© Panoramaplus.al