7 Shtator, 2023

“Puth mamin”/ Sara Hoxha publikon videon e ëmbël të vogëlushes së tyre me Ledri Vulën dhe na i bëri sytë ‘zemra’


Këngëtari i njohur, Ledri Vula është një nga reperët më të preferuar dhe të suksesshëm të momentit.

Pas koncerteve të shumta që reperi dhuroi këtë verë, tashmë ai ka nisur pushimet me familjen e tij, parttneren Sara Hoxha dhe vajzën e tyre Poem Blu.

E së fundmi, Sara ka publikuar një video të ëmbël në Instagram, ku tregon se Poemit i ka ngelur “qefi” me Ledrin për shkak të puthjes që ai i ka dhënë në faqe.

Teksa reperi i kërkon një tjetër puthje, vogëlushja e refuzon, teksa i thotë që ai t’i japë një puthje mamsë së saj.

 

© Panoramaplus.al