Këngëtaret me origjinë shqiptare si Dua Lipa, Bebe Rexha, Rita Ora dhe Ava Max janë kthyer ndër yjet më të mëdhenj të popit në botë.
Vajzat shqiptare po pushtojnë tregun ndërkombëtar me këngët e tyre të suksesshme që janë kthyer në hite.
Megjithatë një përdoruese e Twitter, Bethany Joan, akuzoi këngëtaret shqiptare se kanë arritur sukses falë mafias.
“Ju mund të keni vënë re një ‘shpërthim’ të pazakontë dhe të papritur të yjeve të popit shqiptar që kanë arritur të pozicionohen në Top 40 në SHBA dhe BE. Këta artistë përfshijnë Dua Lipën, Bebe Rexhën, Ava Max dhe Rita Orën,”– shkroi ajo.
Më pas i akuzoi: “Shuma të mëdha parash që kjo të ndodhë. Pse? Rritja e papritur e yjeve të muzikës pop dhe lidhja e tyre me mafian shqiptare”.
Akuzat e vajzës shkaktuan zemërimin e Bebe Rexhës, që iu përgjigj me anë të një postimi në Twitter duke i hedhur poshtë këto pretendime:“Sinqerisht kjo është aq budallallëk. Po ashtu nëse e gjeni “numrin e mafias” që thoni se na bëri të famshëm a do të ma dërgoni edhe mua? Unë kam një këngë të re solo që do të dalë së shpejti. Ndoshta ata mund të ndihmojnë dhe “të më blejnë një hit” siç pretendon ti. Mos e anashkalo faktin që femrat shqiptare kanë punuar shumë për këtë.”




