“Parasite” bëri historinë e SAG Awards. Filmi rrëmbeu çmimin “best motion picture cast” mbrëmjen e së dielës duke u bërë filmi i parë me gjuhe të huaj që fiton çmimin më të madh.

Fitorja e “Parasite” erdhi në mesin e kritikave se industria ka mungesë diversiteti në çmimet që jep.
“Jam shumë i nderuar që marr këtë çmim para aktorëve të tillë të mahnitshëm që i admiroj. Unë kurrë nuk do ta harroj këtë natë të bukur,”- tha aktori Song Kang Ho.
Pesë anëtarët e kastit prej 10 personash të “Parasite” u ngjitën në skenë për të pranuar çmimin.
Regjisori Bong Joon Ho u shfaq me krenari duke regjistruar në videon momentin që nga karrigia e tij ku ishte ulur në audiencë.
“Parasite” një thriller nga Koreja e Jugut është bërë një “fenomen” në arkat e fitimeve duke grumbulluar 140 milionë dollarë në gjithë botën.
Ndryshe nga Oscar, SAG Awards nderon si filmin ashtu edhe televizionit.
Joaquin Phoenix që luajti “Joker” shpall aktori më i mirë në një rol kryesor, duke u bërë një nga interpretuesit e rrallë që u nderua për një film të dalë nga librat komik.
LEXO: Lista e plotë e fituesve në SAG Awards
© Panoramaplus.al
