28 Shkurt, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës, këngëtarja shqiptare: Ata mbështetën Serbinë në luftën kundër Kosovës dhe kundërshtojnë fuqishëm pavarësinë e saj! Dërguan mercenarë për…


Prej 5 ditësh Ukraina ndodhet nën agresionin rus. Qindra civilë, përfshirë dhe fëmijë kanë humbur jetën nga bombardimet e forcave ruse.

lufta e kosoves

Shtetet perëndimore, përfshirë edhe Shqipërinë kanë vendosur sanksione ndaj Kremlinit në përpjekje për të ndaluar pushtim rus të Ukrainës.

Ndërkohë politikanë, artistë e qytetarë shqiptarë kanë përkrahur moralisht popullin ukrainas.

Por kjo nuk ka ndodhur nga këngëtarja Rovena Stefa, e cila i ka “kujtuar” shqiptarëve qëndrimin e Ukrainës ndaj Kosovës gjatë pushtimit të saj nga Serbia.

ukraine3

Në një postim në InstaStory, ajo shkruan se Ukraina  mbështeti Serbinë në luftën e saj kundër Kosovës dhe ka dërguar mercenarë për të luftuar popullin shqiptar. Gjithashtu, shkruan se Ukraina e kundërshton fuqishëm pavarësinë e Kosovës.

“Ukraina mbështeti Serbinë e Slobodan Milosheviçit në luftën kundër Kosovës në vitet ‘98/’99 dhe ka dërguar mercenarë për ta luftuar popullin shqiptar. Ukraina ka mbështetur me ushtri Maqedoninë kundër UÇK dhe shqiptarëve autokton. Ukraina e kundërshton fuqishëm Pavarësinë e Kosovës”, shkroi këngëtarja.

rovena stefa

© Panoramaplus.al