Balerini i ukrainas, Maks Chmerkovskiy solli një panoramë të situatës aktuale në Ukrainë pas pushtimit rus, nëpërmjet disa videove të shpërndara në Instagramin e tij ditën e sotme.

Maks Chmerkovskiy ndau me ndjekësit përvojën e tij “të tmerrshme” nga qendra e Kievit në Ukrainë. Balerini 42-vjeçar me origjinë ukrainase, postoi disa video teksa po qëndronte në një ballkon të një shtëpie në kryeqytetin e vendit ndërsa në sfond dëgjohen sirenat ushtarake nga rrugët.
“Unë jam në Kiev, ndryshe cfarë duhet të kisha bërë pak kohë më parë … jo se askush nuk e pa këtë që po vinte, por të gjithë shpresonin që përfundimi i kësaj situate do të shmangej, se nuk do të ishin këto lloj masash agresive”, thotë Chmerkovskiy për pushtimin rus që filloi këtë të enjte.
View this post on Instagram
Në një video tjetër, balerini i Dancing with the Stars shihet i përlotur teksa drejton kamerën nga rruga për të treguar “realitetin” e situatës dhe qendrën e qytetit aty pranë, duke thënë “ka qenë e vështirë” për të parë pasojat dhe duke shtuar: “Ju më njihni – unë qëndroj i fortë dhe nuk e tregoj gjjendjen time. Por unë dua të kthehem në shtëpi. Dhe e kuptoj se kam rrugën për të – e kuptoj se kam një pasaportë tjetër dhe familja ime është larg,” vazhdon Chmerkovskiy, i cili është i martuar me kolegen e DWTS-së, Peta Murgatroyd dhe ndan një fëmijë 5-vjeçar me të.
“Në botën e qytetëruar të vitit 2022, nuk është mënyra se si ne i bëjmë gjërat. Unë mendoj se rusët duhet të ngrihen dhe në fakt të thonë diçka, sepse mendimi i askujt nuk po dëgjohet. Kjo është e gjitha ambicia e një njeriu për diçka, dhe sado e përshtatshme të tingëllojë në Moskë, sado rehat të jeni aty ku jeni në Rusi thjesht mos mendoni se kjo është gjëja e duhur.”, shprehet ai gjatë videos.

Pushtimi filloi menjëherë pasi presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një “operacion të posaçëm ushtarak” në zonën e Donbasit të Ukrainës, një rajon separatist për të cilin ai tha se këtë javë duhet të jetë i pavarur, masë kjo e refuzuar nga SHBA dhe Ukraina.
Në një fjalim televiziv, Putin tha se operacioni është për të “çmilitarizuar” Ukrainën dhe se ushtarakët ukrainas që do të ulin armët do të jenë në gjendje të largohen në mënyrë të sigurt nga zona e luftimit, sipas Associated Press. Ai bëri gjithashtu një paralajmërim për këdo që u përpoq të ndërhynte, duke thënë se “duhet ta dinë se përgjigja e Rusisë do të jetë e menjëhershme dhe do të çojë në pasoja të tilla që nuk i keni përjetuar kurrë në historinë tuaj”, sipas The New York Times.
Nga ana tjetër Chmerkovskiy thotë në videon e tij:
“Jam i shqetësuar, jam shumë i frikësuar … por e di, të paktën, kam një shans. Unë kam një pasaportë dhe një rrugëdalje. Por shumë njerëz këtu nuk e kanë”
Chmerkovskiy mbylli videon duke thënë se sa shumë e do atdheun e tij, duke shpjeguar: “Kam pasur një kënaqësi të pabesueshme për të kaluar rreth gjashtë muaj ketu, dhe jam dashuruar përsëri. “Tani e di kush janë këta njerëz. Unë e di kush është ky vend, çfarë përfaqëson. Dhe nuk është krejtësisht ajo që po i portretizohet popullit rus për të justifikuar këtë pushtim,” përfundoi ai.
© Panoramaplus.al

