2 Shkurt, 2022

Pushimet përrallore dhe dasma në destinacionet luksoze, Fjolla Morina reagon pas akuzave se i ka 23 mijë euro borxh agjencisë turistike: S’kam qenë në dijeni. Ishte Fisniku…


Këngëtarja Fjolla Morina ka reaguar ashpër pas akuzave se i ka borxh rreth 23 mijë euro një agjencie turistike për pushimet që bëri vitin e kaluar në Dubai dhe Maldive, ku kurorëzoi në martesë dashurinë me biznesmenin, Fisnik Syla

Sipas Klan Kosova, këngëtarja, pas arratisë nga Shqipëria, rezervoi pushimet në destinacionet luksoze përmes një agjencie turistike.

Mësohet se transaksioni bankar që i është bërë kompanisë turistike ishte i falsifikuar dhe ende pas një viti Fjolla Morina dhe bashkëshorti i saj nuk i kanë paguar shifrën prej 23 mijë euro agjencisë.

Pas akuzave, Fjolla Morina reagoi në një postim në Instastory, ku shkroi se nuk ka qenë në dijeni në lidhje me marrëveshjen e bërë mes agjencisë dhe partnerit të saj.

Gjithashtu ajo ka shtuar se do të ndjekë çështjen në rrugë ligjore, pasi ka kontaktuar edhe një avokat.

POSTIMI I PLOTË

“Reagim. Unë nuk kam qenë në dijeni se cila ishte marrëveshja mes Fisnik Syles dhe Agjencisë për blerjen e biletave. As nuk kam qenë në dijeni se si u krijua besimi në mes agjencisë dhe Fisnikut, apo cila ishte arsyeja e kësaj marrëveshjeje!

Të gjitha këto janë bërë pa dijeninë time! Unë këtë gjë e kam kuptuar më vonë.

Ndaj që nesër do të përgatitet avokati për ushtrimin e padisë për të gjithë ata që më apostrofuan emrin nëpër portale! Një ashtu edhe një kallëzim për “gazetaren” me veprën penale: Përgjim të paautorizuar.

Edhe një punë e mirë për ty avokat.”

fjolla-story

 

© Panoramaplus.al