31 Korrik, 2019

Pushimet luksoze të Luana Vjollcës, udhëton me helikopter privat në Francë


Moderatorja e njohur, Luana Vjollca, ka disa ditë që ndodhet me pushime së bashku me partnerin e saj, Krenar Çoçaj.

Luana e cila është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, herë pas herë ndan me ndjekësit e saj të shumtë, foto nga vendet që po viziton.

Pas Monte Carlo-s, moderatorja seksi ka udhëtuar drejt Cannes. Luana ka ndarë disa foto ku tregon se po shijon udhëtimin me një helikopter privat, me të cilin ka shikuar nga lart pamjen e qytetit.

Ajo shfaqet me një fustan të shkurtër, flokët e mbledhura dhe një kapele mbi kokë. Pas disa projekteve muzikore që hodhi në treg së fundmi, moderatorja duket se po e shijon në maksimum kohën e saj jashtë ekranit.

© Panoramaplus.al