23 Gusht, 2022

Pushimet e nxehta të Zaimina Vasjarit, këngëtarja “ndez” rrjetin me fotot me bikini


Prej kohësh tashmë Zaimina Vasjari i mungon skenave shqiptare. Këngëtarja ka hequr dorë nga muzika, duke iu përkushtuar familjes dhe biznesit të saj.

Megjithëse, ajo nuk i ka shkëputur marrëdhëniet me fansat, duke qenë afër tyre përmes postimeve që bën në rrjete sociale.

Zaimina së fundmi është duke shijuar pushimet bashkë me partnerin, biznesmenin Klodian Asllani dhe dy fëmijët e tyre.

Në këto ditë relaksi për të, nuk kanë munguar edhe pozat provokuese në Instagram. Këngëtarja ka vënë në pah format e saj të rrumbullakosura teksa ka pozuar me bikini të bardha. Ndonëse është nëna e dy fëmijëve, Zaimina duket tepër në formë.

“Ditët në jaht”, ka shkruar 35-vjeçarja krahas fotove.

Kujtojmë që rreth 5 muaj më parë Zaimina solli në jetë djalin e saj, Kamar. Ajo u bë nënë për herë të parë më 29 janar, 2018, kur solli në jetë Khloe. Ndërkohë partneri i saj Klodi ka edhe dy vajza të tjera nga martesa e mëparshme.

© Panoramaplus.al