Pas kësaj vere të mbushur plot me angazhime, reperja e njohur Tayna, ka zbuluar se është larguar nga Shqipëria për disa ditë pushime.

Nëpërmjet postimeve në “Instagram”, Tayna ka zbuluar destinacionin që ka zgjedhur kësaj radhe dhe është Amerika.
The Hamptons quhet vendi i cili mbahet si destinacioni i personave më të pasur të Amerikës së Veriut.
Në një foto të postuar në rrjetet sociale, reperja shfaqet duke pozuar me bikini dhe ndez rrjetin me format e saj seksi.

Gjithashtu është zbuluar se Tayna nuk ndodhet vetëm, pasi reperen e shoqëron modelja, Vildane Zeneli.
Kjo e fundit ka publikuar një video në “Instastory”, ku shfaqet me Tayna-n. Ato janë dy mikesha mjaft të mira, e mesa duket kanë vendosur që të kalojnë disa ditë bashkë.



