Pavarësisht se vera nuk ka ardhur akoma, dy këngëtarët e njohur, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj kanë nisur pushimet e tyre.

Në profilin e saj në “Instagram”, Miriami ka publikuar një foto ku shfaqet me vajzën Ameli, teksa ecin në rërën e bardhë të një plazhi të gjelbëruar.

“Më në fund arritëm”, shkruan Miriam e cila me siguri është fotografuar nga Albani.

Më pas, këngëtarja ka zbuluar se destinacioni ekzotik që ata kanë zgjedhur që të bëjnë disa ditë pushime këtë fillim maji janë ishujt Maldive.


