Pak muaj më parë, videot e tyre duke festuar në një klub bënë bujë në mediat rozë.

Është fjala për videot që miliarderi iranian Sasha Sobhani publikonte në “Instastory”-n e tij, nën shoqërinë e këngëtares Fjolla Morina, gjatë vizitës së tij në Kosovë.
Sasha nuk kishte shumë kohë që ishte ndarë nga këngëtarja Morena Taraku dhe dalja e tij me Fjollës u pa si një provokim.

Por mesa duket as “shoqëria” me Fjollën nuk zgjati shumë. Këngëtarja ishte e ftuar dje në emisionin “Zonë e Lirë” ku zbuloi se e kishte takuar një herë miliarderin, të cilin e quajti mashtrues.
Kjo deklaratë e Fjollës mesa kuptohet është marrë vesh nga Sasha, i cili e ka kërcënuar atë se do të publikojë mesazhet private.
Nëpërmjet një “Instastory” të shkruar në gjuhën shqipe, Sasha e quan këngëtaren shqiptare false dhe plastikë.

Miliarderi iranian publikon edhe një mesazh të dërguar nga Fjolla, ku në të Sasha e cilëson Morinën si fanse të tij.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
