Stërmbesa e heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Shkënderbeu, Sophie është bërë mjaft e njohur për publikun shqiptar dhe shpeshherë është komentuar nëpër media.

Sophie Castrioti merret me muzikë dhe së fundmi ka publikuar këngën e saj me titull “Gone for the night”. Kënga është pritur mjaft mirë nga publiku, por neve na tërhoqi vëmendjen flamuri kuq e zi që qëndron pas këngëtares.

Edhe pse prej vitesh familja e Sophie-s është larguar nga Shqipëria, ajo nuk ka ngurruar asnjëherë të tregojë origjinën e saj.



