Mbrëmjen e kaluar aktorja e njohur, Olta Gixhari ka publikuar një video në profilin e saj në “Instagram”, ku ajo shfaqet mjaft seksi teksa kërcen.

Video ku ajo pozonte para aparatit është komentuar shumë në mediat rozë, pasi Olta shkruante: “E bërë nga dashuria ime”.

Si pasojë, nisën aludimet se aktorja është në një histori dashurie, por marrëdhënien e saj ka vendosur ta mbajë larg mediave.
View this post on Instagram
Këto lajme, Olta i ka konfirmuar për “IconStyle”, ku ka zbuluar se momentalisht është duke përjetuar një histori dashurie dhe videoja ku shfaqej mjaft tërheqëse ishte shkrepur nga partneri i saj.

Aktorja po e shijon historinë e saj të dashurisë larg syrit të mediave dhe thashethemeve por për identiteti te partnerit të bukuroshes duket se do të na duhet të presim edhe pak.


