20 Tetor, 2021

Publikoi video duke puthur djalin në buzë, Almeda Abazi kritikohet nga ndjekësit! Ja ç’përgjigje u ktheu ajo


Almeda Abazi publikoi dje një video në Instastory, e cila u bë shkak që moderatorja të merrte kritika nga ndjekësit në lidhje me mëmësinë. Ish-missi shfaqet duke i dhuruar një puthje në buzë djalit të saj Efehan.

almeda abazi (2)

Mes mesazheve dhe komenteve të shumta që merr në “inbox”, Almeda zgjodhi të bënte publik njërin prej tyre. Një ndjekëse i kishte shkruar: “A mësim të mirë po u jepni këtyre fëmijëve bre, bravo ju qoftë nonave moderne tash! S’po ku ki me më puth veq në gojë a? Turp!”.

almeda abazi (4)

Almeda ia ktheu përgjigjen me ironi, duke i shkruar: “Hë se ty po të prisja mi Arjanita, të na mësosh pak si të bëhemi mami”.

Gjatë kësaj periudhë, bukuroshja brune po e shijon në maksimum kohën me djalin dhe vajzën, Alinën, duke mos u angazhuar me asnjë projekt. Më herët, Abazi ka treguar se shtatzënia me Efehanin ka qenë më e lehtë sesa me Alinën. Përveç kësaj, ajo zbuloi se një ndër problemet me të cilat po lufton ende, është rënia e flokëve.

almeda abazi (1) almeda abazi (4) almeda abazi (9) almeda abazi (7) almeda abazi (3) almeda abazi (3) almeda abazi (1)

© Panoramaplus.al