Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora po ‘korr’ suksese të një pas njëshme.

Së fundmi artistja ka publikuar projektin më të ri muzikor “You & I”, ndërsa u pëlqye dhe u mbështet nga një publik i gjerë.
Mirëpo nga ana tjetër nuk munguan as urimet nga familjarët, miqtë dhe kolegët e saj, ndërsa atë më të veçantin këngëtarja e mori nga njeriu i zemrës, Taika Waititi.
Ai publikoi në Instagram foton e kopertinës së albumit më të ri të Ritës, teksa krahas saj Taika ka zgjedhur fjalët më të veçanta në gjuhën shqipe që ta urojë partneren e tij.
“Vëmendje! Urime Zog! Unë jam shumë krenar për ju. Unë të dua!”, ka shkruar ai mes të tjerash.

Çifti i cili vitin e kaluar kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe shpesh herë ata e tregojnë këtë gjë.

Kujtojmë që disa ditë më parë për herë të parë ata treguan historinë e njohes dhe se si u ranë në dashuri së bashku.

© Panoramaplus.al

