Këngëtarin e njohur Justin Bieber e ka gjetur ‘belaja’ vetëm për publikim e një fotoje të vetme në ‘Instagram’. Ai është paditur nga fotografi Robert Barbera për shkelje të të drejtave të autorit.

Në dokumentet gjyqësore, të marra nga ENeës, fotografi thotë se ky veprim lind për shkak të “riprodhimit të paautorizuar dhe shfaqjes publike” të Bieber, të fotografisë së mbrojtur nga të drejtat e autorit, e cila është në pronësi dhe e regjistruar nga Barbera.
“Barbera është autori i fotografisë dhe ka qenë gjithnjë pronari i vetëm i të gjitha të drejtave, titujve dhe interesave për dhe për fotografin, përfshirë këtu të drejtat e autorit”, shkruhet në dokument.


