Miqtë e 22-vjeçarit Brilant Martinaj i cili u vra ditën e djeshme në atentat bashkë me dy persona të tjerë në zonën e Fushë Krujës kanë publikuar një tjetër video të viktimës me këngëtarin Stresi.
Ky i fundit shfaqet duke mbajtur një koncert në një nga klubet e natës në Tiranë. Gjatë kësaj kohe i riu Martinaj duket teksa bën video-selfie me celular duke treguar edhe atmosferën që krijohet gjatë performancës së reperit.
Këngëtari i njohur bëri dje një reagim në rrjetet sociale pas vrasjes së mikut të tij 22-vjeçar duke publikuar bisedën e fundit që kishin pasur bashkë ku duket se e konsideronin njëri tjetrin vëllezër.
Ndërkohë sot Stresi ka publikuar edhe një video të Martinajt në makinë ku ai këndon vargjet e këngës së tij, “Mos u mërzit se kështu e ka jeta”.
Brilant Martinaj u ekzekutua në një atentat mafioz një ditë më parë në mbikalimin e Fushë-Krujës bashkë me Diklen Vatën dhe Besmir Hoxhën.
© Panoramaplus.al
