19 Prill, 2019

Publikohet klipi i shumëpritur, motrat Istrefi dhurojnë skena të nxehta (VIDEO)


Një ditë më parë, motrat e njohura Era dhe Nora Istrefi, kanë publikuar klipin e shumëpritur.

Edhe pse dy këngëtaret kishin njoftuar se bashkëpunimi i tyre do të hidhej në treg sot, mesa duket është bërë gati më herët dhe e kanë publikuar një ditë para.

Ashtu siç kishin paralajmëruar nëpërmjet postimeve në profilet e tyre në “Instagram”, motrat dhurojnë skena të nxehta në klip, ku shfaqen duke kërcyer nën ritmet e një muzike mjaft ritmike.

“Nuk e di” është titulli i këngës, e cila nis me Erën fillimisht me disa skena të ndryshme dhe më pas shfaqet Nora. Momenti më i veçantë është kur motrat shfaqen bashkë.

© Panoramaplus.al