Ashtu siç kishin paralajmëruar, Aurela Gaçe dhe Genc Prelvukaj, kanë publikuar ditën e sotme bashkëpunimin e tyre.

“Adrenalinë” titullohet kënga, e cila i është dedikuar Kosovës dhe Shqipërisë dhe është nën tingujt e muzikës shqiptare.

Teksti është shkruar nga vetë reperi i njohur, i cili ka qenë ai gjithashtu që i ka bërë ftesën këngëtares së dashur për publikun shqiptar, për këtë bashkëpunim.

Duket se ky bashkëpunim po pritet mjaft mirë nga fansat e tyre, pasi për vetëm pak orë kënga ka arritur në 10 mijë klikime në kanalin e “Youtube”.

