Sezoni i tretë i ‘Bridgerton’ është e sigurt se do të jetë objekt i të gjitha dëshirave tuaja. Kjo është kuptuar tashmë falë fotove të reja nga seti i dramës së Netflix.
Në fotot e publikuara, një pronë e Londrës Perëndimore e quajtur Osterley Park është zbukuruar me dekorime ngjyrë vjollcë, lule të bardha dhe karroca të epokës së Regjencës. Ndërsa dy aktorët kryesorë të sezonit të tretë Nicola Coughlan dhe Luke Newton, të cilët luajnë përkatësisht Penelope Featherington dhe Colin Bridgerton, nuk u panë në set, interpretuesit e tjerë u panë të veshur me veshjet karakteristike të asaj periudhe.

Sezoni i tretë do të sjellë ngjarjet e librit të katërt të Julia Quinn, ‘Romancing Mister Bridgerton’, i cili ka Penelope dhe Colin si çiftin kryesor. Sezoni një dhe dy treguan respektivisht historitë e dashurisë së Daphne Bridgerton (Phoebe Dynevor) dhe Simon Basset (Regé-Jean Page) dhe Anthony Bridgerton (Jonathan Bailey) dhe Kate Sharma (Simone Ashley), .

Por mos prisni të njëjtën gjë nga sezoni i ardhshëm i ‘Bridgerton’, siç tha Nicola më parë për E!News sepse episodet e reja “do të jenë shumë ndryshe”. Siç detajoi Nicola, sezoni i tretë do të tregojë se Penelope më në fund bëhet grua dhe “të njoh vetveten”. Megjithatë i gjithë dekori na bën të pyesim veten nëse Daphne, motra e Colin-it e kthyer në dukeshë, po organizon një mbrëmje. Personazhi i saj dihet se ka veshur jo pak ngjyrë vjollce.
Gjithçka që dimë për sezonin e tretë të ‘Bridgerton’:
Aktorë të rinj kryesorë
Ashtu si sezonet një dhe dy, të cilët shfaqën Daphne Bridgerton (Phoebe Dynevor) dhe Anthony Bridgerton (Jonathan Bailey) si kryesorë, sezoni i tretë vë në qendër të vëmendjes një vëlla tjetër Bridgerton: Colin Bridgerton (Luke Newton).
Gjysma tjetër e Colin për sezonin e tretë? Mikja e vjetër Penelope Featherington (Nicola Coughlan). Nicola konfirmoi se kjo ishte e vërtetë më 15 maj, duke thënë:“Ashtu si Lady Whistledown, unë kam mbajtur një sekret për mjaft kohë dhe mund t’ju konfirmoj të gjithëve se sezoni i tretë është historia e dashurisë së Colin dhe Penelope. E kam mbajtur sekret që prej dy javësh në sezonin e dytë. Kjo është hera e parë që po e them këtu.”
Më shumë rreth Kanthony
Jo, Simone Ashley nuk do të ndjekë hapat e Regé-Jean Page, siç konfirmoi ajo për E!News para disa kohësh se personazhi i saj Kate Bridgerton (née Sharma) do të jetë në sezonin e tretë. “Po, do të ketë një histori Kanthony pas martesës me siguri,” tha ajo në mars.

Fati i Edvinës
Pasi la Anthony Bridgerton në altar dhe i dha motrës së saj Kate bekimin e saj për t’u martuar me Vikontin, shumë pyesnin se çfarë do të ndodhë më pas me Edwina Sharma (Charitra Chandran). Në një intervistë për E! News, Charithra u përgjigj:
“Epo, ajo që ne themi gjithmonë është se bota e Bridgerton po zgjerohet gjithnjë. Dhe unë mendoj se një nga gjërat e shkëlqyera të serialit është se fokusi ndryshon çdo sezon. Dhe kështu e dini, Edwina ekziston në Bridgerverse, dhe ajo gjithmonë do të jetë të jetë disi e lidhur me Ton, por unë jam vërtet e emocionuar të shoh historinë e Colin dhe Penelope.”
Françeska e re
Netflix ka rikrijuar personazhin e Francesca Bridgerton pas largimit të Ruby Stokes. Aktorja Hannah Dodd do të zëvendësojë Stokes, që u largua nga seriali për të luajtur në shfaqjen e ardhshme të Netflix, ‘Lockwood & Co’.
Llogaria zyrtare e ‘Bridgerton’ në Twitter konfirmoi lajmin më 12 maj, duke shkruar: “E vetmja gjë që Ton e do më shumë se një skandal është një festë. Mirëpritni me gëzim anëtarin më të ri në familjen Bridgerton.”


