Që në momentin që këngëtari i famshëm italian Andrea Bocelli lajmëroi fansat e tij se do të publikonte një këngë me këngëtaren me famë botërore Dua Lipën, të gjithë ishin në pritje për të dëgjuar duetin.

E pritjes i erdhi fundi, pasi kënga me titull “If Only” është publikuar ditën e sotme. Në këngë mbizëtoron muzika klasike, ku veç Bocelli-t që është ekspert i kësaj fushe, këngëtarja shqiptare ka dhënë gjithashtu maksimumin me zërin e saj potent.
Me siguri ky bashkëpunim do të jetë një tjetër rekord për të dy yjet e muzikës, pasi kënga është pritur mjaft mirë nga fansat, të cilët e kanë konsideruar si një nga duetet më të bukura.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
