
Kris Jenner është “detyruar” së fundmi të tregojë disa të vërteta për familjen Kardashian! Ajo dhe vajza e saj më e vogël Kylie Jenner, ishin të ftuara në “The Late Late Show” me James Corden, ku gjatë intervistës Kris u përball me disa pyetje rreth familjes së saj.
66-vjeçarja u lidh me një pajisje (Lie Detector) që përcakton nëse një person po thotë të vërtetën ose po gënjen. Teksa u pyet nga vajza e saj Kylie nëse ajo është fëmija i saj i preferuar, Kris u përgjigj me “Po”, e cila rezultoi një përgjigje e vërtetë.
Të tjera pyetje që iu drejtuan Kris, ishin në lidhje me vajzën e saj Kim Kardashian.
“A e ndihmove Kim të publikojë kasetën e saj të seksit?”– ishte pyetja që iu drejtua, të cilës iu përgjigj me “Jo”, duke shtuar se ishte e lumtur që më në fund u sqarua kjo gjë. Kjo përgjigje gjithashtu rezultoi e vërtetë.

Ray J, ish i dashuri i Kim, deklaroi publikisht se nëna e saj Kris Jenner ka pasur rol në publikimin e kasetës së seksit të vajzës së saj. Video u publikua në vitin 2007. Dhe Ray J, tani 41 vjeç, tha për Daily Mail se publikimi i videos ishte ideja e tij dhe ia sugjeroi Kim këtë gjë, kur pa se popullariteti i Paris Hilton u rrit pas bërjes publike të kasetës së saj seksuale me lojtarin e pokerit, Rick Saloman.
Ai u shpreh se ish e dashura e tij, sot miliardere, e aprovoi idenë dhe i kërkoi nënës së saj, Kris Jenner që të publikonte e videos përmes Vivid Entertainmen, një proces që ai tha se nuk ishte përfshirë. Megjithatë kjo gjë u mohua nga Kris Jenner në këtë intervistë.
Kris u pyet gjithashtu nëse i pëlqente fustani i nusërisë së Kourntey Kardashian dhe nëse ajo mendon se momentet intime dhe puthjet në publik të Kourtney dhe Travis Barker. Për të parën ajo u përgjigj me “Po” ndërsa për të dytën “Jo”. Kjo e fundit rezultoi gënjeshtër.

Loja u përmbyll me momentin viral të Kendall Jenner duke prerë kastravec, ku Kris u pyet nëse ajo e ka mësuar si të “presë kastravecët”. Ajo tha të vërtetën duke u përgjigjur me “Po.”
Gjatë një episodi të “The Kardashians”, teksa shikonte shtëpinë e re të nënës së saj Kris Jenner, Kendall filloi të bënte një meze, duke treguar se nuk di të presë një kastravec siç duhet. Ajo u përpoq të priste perimet ndërsa ishte në kuzhinë me nënën e saj, Kris Jenner.
View this post on Instagram

