Sezoni i ri i emisionit “Pop Culture” ka nisur me një energji të re dhe me disa ndryshime. Më herët u zbulua se në drejtimin e emisionit do të mbetej Dojna Mema, por në pjesën e parë u kuptua se ajo do të shoqërohej edhe nga tri vajza.

Anxhela, Kejli dhe Kilda do të jenë krah Dojnës përgjatë këtij sezoni. Ndërsa së fundmi, moderatorja ka vendosur që të bëjë një intervistë me ndjekësit e saj, të cilët kanë qenë kuriozë të dinin se pse zgjodhi 3 femra për emisionin e saj.

“Sepse doja të hidhja poshtë klishenë djalë-vajzë/ grua-burrë në prezantim, sepse doja të jepja mesazhin që vajzat bashkë nuk konkurrojnë njëra-tjetrën, por i bashkojnë forcat dhe i japin gjithçkaje që bëjnë tjetër shije”, përgjigjet Dojna.

Ndërsa Kelvi Kadilli, i cili sezonin e kaluar moderonte “Pop Culture” së bashku me Dojnën, këtë sezon të ri do të jetë me Arjola Shehun në “Ora News”.
© Panoramaplus.al
