19 Shtator, 2022

Pse u nda me Sin Boy? Rina Balaj flet pa doreza: Tre muajt e fundit ishin…


“Krejt mundohemi të ndryshojmë për mirë” u përgjigj Rina Balaj kur u pyet së fundmi nëse jeta e saj ka ndryshuar për mirë apo për keq këtë vit, duke tentuar të ‘fshehë’ plagët e ndarjes nga Sin Boy. “Ndihem shumë spirituale, në paqe me veten”– shtoi ajo më pas.

Sa jep shanse të dyta reperja? “Varet sa ndikim ke në jetën time. Nëse je shumë i rëndësishëm falim pak…”,tha ajo kur u pyet për ‘Prive”, por shtoi se “çfarë thuhet nuk ngjitet aq shpejt”.

Gjatë intervistës ajo zbuloi se dy nga arsyet e ndarjes nga reperi kanë qenë fakti se lidhja ishte bërë toksike dhe distanca. “Gjithçka ka ndodhur si duhej të ndodhte. Nuk ishte e shpejt apo e papritur.”– mbylli ajo shkurt, duke këmbëngulur se nuk është një ndarje për marketing, pra me qenë në qendër të vëmendjes. Gjithashtu ajo tha se ai i ka dhënë siguri e sinqeritet.

Rina po ashtu deklaroi se bashkëpunimet që kanë patur në plan për tu publikuar, do dalin dhe ndarje nuk do e pengojë këtë gjë.

Rina konfirmoi pak ditë më parë atë që përflitej prej kohësh: Ajo dhe Sin Boy i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disavjeçare. Në një intervistë me T7 ajo tha se ata kanë kohë që janë ndarë por ndarja e tyre u zbulua vetëm së fundmi kur vendosën mos të ndiqen në rrjetet sociale. Gjithsesi duket se dy artistët ruajnë ende marrëdhënie të mira sepse Rina tha se ata kanë vijuar punën e tyre edhe pas ndarjes, madje vlerësoi kohën që kanë kaluar bashkë.

 “Unë nuk jam person që i duam dramat. Se po të doja të bëja drama, kam patur mundësi të bëj drama shumë më të mëdha që i kam tejkaluar. Por, thjesht dua tu jap fansave të mi energji pozitive dhe mos t’i ngarkoj me gjëra se çfarë ka ndodh me Rinën ose gjëra të tilla. Unë dua që mediat të shkruajnë vetëm mirë për mua, por nuk i ndaloj dot as kur shkruajnë për keq se unë ndonjëherë reagoj keq. Media është e rëndësishme, portalet janë të rëndësishme por unë nuk dua drama.

Po, është e vërtetë që jemi distancuar. Por nuk do doja që ta bënin të madhe se ne kemi shumë kohë që jemi distancuar. Por, në muzikë nuk jemi ndarë dhe kemi punuar bashkë. Ndarja u bë publike sepse ne nuk ndiqemi më në Instagram. Kemi kaluar shumë mirë, por jeta është e tillë.”-tha ajo.

Katër vite më parë Rina Balaj dhe reperi Sin Boy nisën romancën e tyre, të cilën s’mundën ta mbanin dot për shumë gjatë të fshehtë nga publiku. Në 2020, kur kishin dy vite bashkë, ata konfirmuan se janë në një lidhje.

Këngëtarja e njohur, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere ka qenë gjithashtu shumë e komentuar për lidhjen e saj me këngëtarin. Ata prej disa vitesh bashkëjetuan së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatik të showbiz-it.

Para pak kohësh në një intervistë dyshja zbuluan se kanë nisur bashkëjetesën, kanë prezantuar njëri-tjetrin me familjen, e për më tepër po mendojnë të martohen. Megjithatë deri tani ende nuk e kanë hedhur këtë hap.

Sin Boy ka lindur në Berat, por ka jetuar në Greqi ku edhe ka zhvilluar karrierën e tij. Dyshja deri tani ka sjellë disa bashkëpunime që kanë qenë shumë të suksesshme edhe në vendin fqinj.

 

© Panoramaplus.al