Prej fillimit të sezonit të ri televiziv, moderatoren e njohur Arjola Shehu nuk e pamë më në “TV Klan” me emisionin “Kush vjen për drekë”.

Lidhur me largimin e saj nga ky televizion Shehu nuk dha asnjë koment, por vendin e saj e morën dy shefat e njohur të kuzhinës, Alfio Rrotani dhe Indrit Çela me emisionin “Sfida e Gatimit”.

Ndërkohë Arjola po prezantin “Netët e klipit shqiptar” te TVSH-ja. E ftuar së fundmi në “Thumb”, moderatorja ka folur më në fund për të vërtetën e largimit të saj nga emisioni i gatimit.
“Mendoj që kam për të përjetuar gjëra të tjera përpara se të bëhem një zonjë shtëpie” , është shprehur Arjola kur e pyetën se pse u largua nga “TV Klan”, duke treguar kështu se emisioni i gatimit nuk ishte për moshën e saj.


