26 Gusht, 2021

“Pse s’mundesh me mbajt një femër më shumë se gjashtë muaj?”- Beart Rexhepi i përgjigjet i revoltuar ndjekësit në Instagram


Beart Rexhepi nuk ka bërë publike asnjë lidhje tjetër pas ndarjes së bujshme nga ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Tea Trifoni, e cila zgjati vetëm pak muaj. Më parë, Rexhepi ka deklaruar se lidhjet e tij nuk kanë qenë të gjata.

beart rexhepi (1)

Nisur nga kjo, një ndjekëse e pyeti Beartin dje në Instastory: “Pse s’mundesh me majt as një femër ma shumë se gjashtë muaj? Çfarë problemi ke?”.

Beratit nuk i ka pëlqyer aspak kjo pyetje dhe për këtë arsye, ai u përgjigj irevoltuar, duke shkruar:

Unë paskam problem apo mënyra se si ti mendon?… Për çfarë arsye me zgjat një lidhje kur e sheh që nuk shkon? Ma mirë është me nejt evt se me humb kohë, me humb veten vetëm për arsye që mos me nejt vet. Koha ec… nuk ndalet…

Edhe gjashtë muaj janë shumë. Nuk i kemi 1,000 vjet kët jetë me bo teste. Shumë shumë lidhje po vin divorc mbas viteve 40-50. Shko pyti ata.”.

beart rexhepi (3)

Ndërkohë që Bearti vazhdon të shijojë jetën si një djalë beqar, Tea Trifoni është në një lidhje dashurie me një djalë të panjohur për publikun. Ajo ka treguar më parë se partneri e bëri me vete duke e komplimentuar për inteligjencën dhe jo për sytë e bukur ngjyrë bojë qielli.

beart rexhepi (6) beart rexhepi (5) tea trifoni (1) tea trifoni (2) tea trifoni (8) tea trifoni (1)

© Panoramaplus.al