
Abuzimi seksual ndaj 11-vjeçares në Prishtinë ka qenë tema qendrore e mediave ditët e fundit. Rasti i rëndë ka ngjallur ndërgjegjësim dhe reagim masiv në Shqipëri dhe Kosovë. Të shumta kanë qenë edhe reagimet e personazheve publike që kanë shprehur solidaritetin e tyre ndaj kësaj plage të shoqërisë.
Dy nga personazhet publike që kanë ngritur zërin kanë qenë edhe Dafina Zeqiri dhe Mozzik. Dy artistët kanë përdorur platformat e tye për të dënuar dhunën seksuale dhe duke bërë thirrje që ajo të dënohet duke inkurajuar vajzat dhe gratë të raportojnë. Mirëpo, ata kanë hasur në kritika të shumta nga ndjekësit e tyre që i kanë akuzuar për standarde të dyfishta.
Komente të shumta në mediat sociale pretendojnë se ata kanë heshtur për rastet e diskutuara të përdhunimit nga Gjiko(KLIKO) dhe Butrinti Imeri (KLIKO) dhe tani “po kërkojnë vëmendje mediatike” sipas tyre.
@manthoprokopi Hajde gezuar #fyp #kosovo #albania #trending #viral #dafinazeqiri ♬ original sound – manthoprokopi
Për shkak të komenteve të shumta, ka patur sqarime edhe nga Dafina, edhe nga Mozzik. Kjo e para ka publikuar një status në Twitter ku shkruan: “Ju lutem! Ju që po më përmendni ‘E pse për këtë artist nuk ke reaguar dhe atë tjetrin’, nuk po ju duket juve asnjëherë e mjaftueshme çfarë bëj unë për vëllezër e motra të mi që në fillim të karrierës sime? STOP. Thuajuni këto fjalë artistëve të tjerë që i dëgjoni dhe nuk kanë reaguar asnjëherë për asnjë rast.”

Mozzik nga ana tjetër, shprehet se ndaj kolegëve të tij nuk ka asnjë vendim nga drejtësia dhe si rrjedhojë asgjë nuk është e provuar.
“Po m’i dërgoni edhe disa artistë, kolegë të mitë, që po supozoni që kanë kryer ngacmime, përdhunime seksuale. Por, deri sot nuk është se kam parë ndonjë vendim të gjykatave apo prokurorëve. Në momentin që shoh diçka të tillë edhe atë do e shpërndaj. Nuk ka rëndësi kush, tek, çfarë është. Ligji është i barabartë”

RASTI GJIKO
Reperi i njohur Asdren Gjikolli ose i njohur ndryshe si Gjiko u përball disa kohë më parë me akuzë të rëndë. Ai u akuzua se ka përdhunuar një të mitur në vitin 2015 dhe se ka video që e vërteton këtë akt. Rasti dyshohej se kishte ndodhur në banesën e tij në qytetin e Prishtinës dhe sipas prokurorisë ai e kishte droguar viktimën para se ta përdhunonte.
I ftuar në “Më lër të flas” Gjiko tha se nëse videoja do të ekzistonte ai nuk do të ishte i lirë por brenda në burg. Këngëtar rrëfeu se arsyeja përse nuk ka dashur shumë që të flasë për ketë gjë është sepse nuk e kanë lejuar avokatët e tij.
Ai paralajmëroi se e vërteta do të dalë shumë shpejt dhe se ata të cilët e bënë këtë lajm do të ndëshkohen pasi janë paditur. Gjithashtu Gjiko shtoi se dhe personazhe të njohur të cilët kanë reaguar pa pasur asnjë provë do të japin llogari.
RASTI BUTRINT
Duke u kthyer pas në janar të 2020, gjatë emisionit ‘Prive’ të moderuar nga Liberta Spahiu, Butrinti tregoi një histori që ai e cilësoi si “ekstrem funny”. Ai tregoi se kohë më parë kishte qenë në një festë me miqtë e tij në Shëngjin, ku një prej shokëve të Butrintit i kishte hyrë në dhomë një vajzë dhe ishte hequr si këngëtari në mënyrë që të kryente marrëdhënie seksuale me vajzën. Pa dashje, Butrinti rrëfeu një ngjarje që kishte të bënte me cënimin e privatësisë dhe me një tentativë për përdhunim përmes mashtrimit. Historia e tij asokohe përveç Libertës u dëgjuar edhe nga Ylli Limani, Shkurte Gashi dhe Fifi që ishin po ashtu të ftuar dhe nuk bën asnjë reagim përveçse qeshën.
Vlen të theksohet se Butrinti nuk ka tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me dikë përmes mashtrimit, por ka lejuar shokun e tij të shtirej si ai dhe më pas si një figurë publike trajtoi si ‘gallatë’ këtë histori në ekran. Historia asokohe u duk se nuk mori vëmendjen e duhur ndonëse disa media online e trajtuan menjëherë me shqetësim deklaratën e tij.
Rasti u kthye sërish në vëmendje pak javë më parë kur moderatorja Liberta Spahiu shkroi në një status në Twitter: “Pse e lejon veten të të thojë dikush diçka që nuk e meriton?” Shumë përdorues të këtij rrjeti social kanë shpërthyer ndaj saj duke e akuzuar se i ka dhënë hapësirë Butrintit të rrëfejë një histori përdhunimi.

“As përdhunuesit nuk e meritojnë platformën, por ti ua jep”– shkruan dikush. Një tjetër shpehet: “A thua e ka merituar ajo vajza çfarë i ka bërë Butrinti me shok?” Një tjetër person shkruan: “Pse e lejon veten të prmovosh ‘tentim përdhunuesit’?”

Teksa nga moderatorja ka vetëm heshtje siç ka ndodhur gjatë gjithë këtyre viteve, kur nuk ka patur asnjë reagim as prej saj, në Twitter madje nisi edhe një fushatë kundër Butrintit, me hashtagun #CancelButrintImeri (Anuloni Butrint Imerin), ku përdoruesit kërkojnë që njerëzit të ndalojnë së dëgjuari muzikën e tij për shkak të historisë së treguar dhe jo vetëm. Në vetëm dy ditë që kur një përdorues e nisi këtë trend janë me dhjetra statuset me këtë hashtag.
E teksa historia është rikthyer në vëmendje, nga Butrinti nuk ka ende asnjë regim. Teksa të gjithë kanë pritur një kërkim falje nga ana e tij gjatë këtyre viteve, diçka e tij nuk ka ardhur. Këngëtari ka tentuar të kalojë në heshtje deklaratën e tij pa asnjë sqarim. Mbetet për tu parë nëse pas dy vitesh, tashmë Butrinti do flasë.
Ja disa nga statuset e përdoruesve të ndryshëm në Twitter:


