5 Qershor, 2019

“Pse nuk ma urove ditëlindjen?”, Luana habit me përgjigjen që i jep fanses (FOTO)


Përveçse është një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar, Luana Vjollca, gjithashtu i ka hyrë edhe tregut muzikor ku po korr mjaft sukses me bashkëpunimet e ndryshme.

Kënga e fundit që hodhi në treg është “Sonte”, për të cilën bashkëpunoi me këngëtarin Ramadan Krasniqi.

Luana është njëkohësisht edhe mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku numëron 1.5 milionë ndjekës. Së fundmi ka tërhequr vëmendjen një koment i moderatores në një postim të saj.

“Pse nuk ma urove ditëlindjen që e pata para një jave?”, i ka komentuar  një nga fanset Luanës.

“Gëzuar ditëlindjen shpirti im. Më fal, po punoj fort me projekte të reja e koha s’po më premton të jem shpesh në Instagram. Por ju e dini sa shumë iu dua!”, i është kundërpërgjigjur moderatorja seksi.

Me këtë reagim, Luana na le të kuptojmë se ajo ka një lidhje shumë të ngushtë me fansat, dhe që mundohet që të rrijë pranë tyre në çdo moment.

© Panoramaplus.al