Nisur nga një koment i bërë nga një ndjekës në një postim të saj në rrjetet sociale, gazetarja Iva Tiço ka një këshillë për të gjithë prindërit.

Një komentues i ka shkruar Ivës se “pse nuk e ka gjetur një burrë të mirë”, e ndërkohë ajo i është përgjigjur: “Se është vendi i mbushur me injorantë si ty psh. Pirdhu!”.

Këtë koment, Iva e ka publikuar në profilin e saj në “Facebook”, ku e ka shoqëruar edhe me një këshillë për prindërit. Ajo u thotë që t’ju mësojnë djemve dhe vajzave që gjetja e një burri të mirë, nuk qëllimi i jetës.

“Mësojini djemtë dhe vajzat që gjetja e një burri të mirë, nuk është qëllimi i jetës, është thjesht diçka që mund ta bësh në jetë. Mësojini të rrinë larg jetës dhe gjërave private të njerëzve qe nuk i njohin. Dhe mbi te gjitha, mësojini të mbajnë gojën të qepur e të merren me gjërat e veta. Të shijojnë diellin për shembull, ka lezet, e kemi falas”, shkruan Tiço në postimin e saj.


