Sara Hoxha është kthyer në një nga personazhet më të preferuar në Instagram.

Blogerja, njëkohesisht edhe partnerja e këngëtarit të njohur Ledri Vula është shumë aktive në rrjetin e saj social, ku shpesh herë zhvillon biseda me ndjekësit e saj. Siç ka ndodhur edhe së fundmi. Në një intervistë virtuale, një ndjekës e ka pyetur blogeren se pse nuk i realizoi një festë surprizë reperit. Më herët i ftuar në “Më lër të flas” ky i fundi u shpreh se nuk i pëlqen të organizojë diçka për ditën e tij të lindjes, vetëm nëse i bëjnë ndonjë festë surprizë i pëlqen.

Siç tashmë e dimë fansat nuk harrojnë asnjë detaj dhe kanë shfrytëzuar këtë moment për t’i kërkuar “llogari” Sarës.
Blogerja u shpreh se ky ishte qëllimi, kur të gjithë prisnin që ajo të bënte diçka nuk e bëri dhe u surprizuan përfshirë dhe Ledrin.
“Po ja pra ku e ke surprizën. Surpriza ishte mos me bë surprizë dhe Ledri u surprizua shumë,”-është shprehur Sara.

Kujtojmë që lidhja e Sarës dhe Ledrit u zbulua vite më parë, por vetë çift konfirmoi lajmet në prill të 2020. Asokohe, Ledri publikoi një foto me Sarën teksa shiheshin të përqafuar. Më pas, të dy janë shfaqur të pandarë teksa nisën bashkëjetesën në Prishtinë. Një ‘sakrificë’ nga Sara për dashurinë pasi ajo është rritur dhe jetonte në Gjermani para se të njihte Ledrin. Në po të njëjtin vit ata njoftuan se do bëhen prindër për herë të parë.
Në dhjetor të 2020, çifti mirëpriti në jetë një vajzë që i vendosën emrin e veçantë Poem Blu. Ata nuk kanë ngurruar ta shfaqin të bijën në rrjetet sociale madje i kanë krijuar edhe një llogari me emrin e saj në Instagram.


