2 Korrik, 2021

“Pse nuk bën ndërhyrje tek të pasmet?”- Ja si iu përgjigj Armina Mevlani ndjekëses që i sugjeroi të bëhet si Georgina Rodriguez


Armina Mevlani kujdeset shumë për të qëndruar në formë, duke u ushqyer shëndetshëm dhe duke u marrë me stërvitje.

armina mevlani (5)

Blogerja e njohur shqiptare shpesh ndan edhe këshilla të ndryshme me ndjekësit e saj në Instagram, të cilët kanë pyetje nga më të ndryshmet.

armina mevlani (9)

Mbrëmjen e djeshme, Mevlani i dha mundësinë fansave t’i drejtonin pyetje.

armina mevlani (3)

Shumica prej tyre i kanë vënë në dukje faktin se ngjan shumë me partneren e futbollistit të njohur, Cristiano Ronaldo. Por, që të duket fiks si ajo, një ndjekëse i ka sugjeruar të bëjë një ndryshim të vogël në trup.

armina mevlani (2)

Pse nuk bën ndërhyrje të pasmet dhe del si motra e Georgina Rodriguez fiks?”,- ishte pyetja që iu drejtua Arminës.

armina mevlani (7)

Përgjigja e moderatores ishte kjo:

“1. Sepse e dua trupin tim siç jam dhe jo patjetër të pasmet e mëdha janë një ‘must’ (që duhet t’i kesh patjetër)

  1. Sepse nuk dua të bëhem si askush, por pranoj veten siç jam
  2. Sepse ushtrohem dhe jam e kënaqur me rezultatet
  3. Sepse kam frikë të bëj ndërhyrje në trup”

armina mevlani (8)

Mes pyetjeve të tjera mbizotëronin ato për ndërhyrje estetike në fytyrë. Por, ashtu si çdo herë tjetër, Armina i sqaroi ndjekësit e saj se nuk ka ndryshuar asgjë në fytyrë dhe është e gjitha natyrale.

© Panoramaplus.al