31 Korrik, 2023

“Pse ke kënduar ti me të, e ke grua?”- Video virale Hana merr në pyetje Mozzik-un: A je martuar ti…


Reperi i njohur shqiptar, Mozzik ka postuar një video në rrjetet e tij sociale teksa kalon kohë me vajzën e tij Hana.

Aktualisht Hana jeton me ish-partneren e tij reperen Loredana por duket se Mozzik e takon shpesh.

Së fundmi Mozzik ka publikuar këngën e tij të re me këngëtaren Kida por duket se bashkëpunimi i tyre nuk është pritur shumë mirë nga Hana e cila i “kërkon llogari” babait të saj se përse ka kënduar me të pasi ajo nuk e pëlqen.

Videoja po merr shumë shikime në rrjet duke u bërë virale kjo ndoshta pasi Hana një moment e pyet Mozzik-un nëse është i martuar me vajzën që shfaqet në videoklip pra me Kidën.

“A e ke grua ti?”

“A je martuar”- janë pyetjet e vogëlushes së ëmbël që rrëmbyen zemrën e të gjithëve.

Përgjigjja e reperit është “Jo kemi bërë shaka”.

 

@_videoox Oj hanë kleine mozzik #fyopppppppppppppppppppp #vudeoviral #mozzik #hana #fyour ♬ original sound – VIDEO

© Panoramaplus.al