3 Dhjetor, 2018

“Pse je i nevrikosur?”, Noizy përgjigjet dhe lë me gisht në gojë Seven Saraqin (VIDEO)


Seven Saraqi akuzoi tre ditë më parë reperin Noizy, duke thënë se ai i kishte kërkuar të fshinte nga kanali i “Youtube” bashkëpunimin e tyre “Si me kon zezakë”.

“Noizy kërkon të tërheq këngën “Si me kon zezake” para 4 vitesh. Nuk mundem ta bëj tag se më ka bërë block. Tek kënga “Si me kon zezake” shumë mirë e dimë që vet ti ke dashur të hysh në këngë kur e kemi punuar në studio me Boom-in. E ke ditur që është hit për atë arsye ke hyrë si mysafir. Me të vërtetë dua të di pse je i nevrikosur?  Është dashuri, është thjesht muzikë, mos u drejto nga ndjenjat Kiki, lol”, shkruante Seven në postimin e tij në “Instastory” që më pas e fshiu.

Ndërkohë ditën e sotme Noizy ka vendosur që të reagojë për herë të parë pas deklaratës ku Seven e akuzonte rëndë reperin.

 

View this post on Instagram

 

Unless you have these I’m not gonna diss you back ? 2008-2018

A post shared by NOIZY OTR (@noizy) on


“Nëse nuk ke nga këto, nuk do të ta kthej diss-in mbrapsh”, shkruan Noizy në postimin ku ka filmuar makinat e tij luksoze, duke lënë të kuptohet se është për Seven.

© Panoramaplus.al