28 Qershor, 2022

“Pse i shkon Ledrit nga pas? Je e njohur vetëm nga ai!”- Sara Hoxha iu përgjigjet ndjekësve (FOTO)


Sara Hoxha arriti t’i rrëmbente zemrën Ledri Vulës, si dhe t’i jepte titullin e bukur “baba”. Por të jesh partnerja e një personazhi të njohur dhe kaq të komentuar sa Ledri nuk është aq e thjeshtë.

Pavarësisht komenteve negative dhe pyetjeve me nota ironie, Sara Hoxha ka vendosur ta marrë me qetësi dhe sportivitet faktin që është partnerja e një prej këngëtarëve më të komentuar.

Këtë e tregon vetë ajo përmes rrjeteve sociale, ku bien në sy përgjigjet që ajo iu jep ndjekësve. Së fundmi dikush e pyeti Sarën nëse mendon se njihet vetëm për shkak të Ledrit.

“Jo vetëm që e mendoj por është fakt dhe e di shumë mirë!”- është përgjigjur ajo karahas një fotoje së bashku me reperin.

Një tjetër ndjekës shkruan:

“Pse i shkon Ledrit nga pas në çdo vend, a je toksike?”

Dhe Sara nuk ka ngurruar t’i përgjigjet duke i dhënë edhe një sqarim.

“Ti shkoja hajde de, por s’po i shkoj fare. Rastis në ndonjë koncert të tij jo vetëm sepse dua të shkoj unë, por edhe njerëz të mi të afërt. Dhe jo nuk di të jem toksike meqë e bëre si pyetje.”– shkruan Sara në Instastory.

Lidhja e saj dhe Ledrit u zbulua vite më parë, por vetë çift konfirmoi lajmet në prill të 2020. Asokohe, Ledri publikoi një foto me Sarën teksa shiheshin të përqafuar. Më pas, të dy janë shfaqur të pandarë teksa nisën bashkëjetesën në Prishtinë. Një ‘sakrificë’ nga Sara për dashurinë pasi ajo është rritur dhe jetonte në Gjermani para se të njihte Ledrin. Në po të njëjtin vit ata njoftuan se do bëhen prindër për herë të parë.

Në dhjetor të 2020, çifti mirëpriti në jetë një vajzë që i vendosën emrin e veçantë Poem Blu. Ata nuk kanë ngurruar ta shfaqin të bijën në rrjetet sociale madje i kanë krijuar edhe një llogari me emrin e saj në Instagram.

© Panoramaplus.al