Antonela Berisha dhe Mevlan Shaba nuk dolën çift nga “Për’puthen”, por arritën të ruanin një miqësi të mirë me njëri-tjetrin. Mirëpo dy ish-konkurrentët kanë ngritur dyshime se marrëdhënia mes tyre është krisur.

Antonela publikoi në llogarinë e saj në Instagram një foto të vetes, në të cilën shfaqej e veshur me të bardha, teksa dekolteja e hapur e xhaketës i tregonte gjoksin. Mes komenteve të shumta, kishte edhe një pyetje për Mevlan Shabën.

Një ndjekës i shkroi Antonelës: “Kot për muhabet: Pse e hoqe Mevlanin nga followersat?”.
Antonela, së cilës nuk i ka shpëtuar kjo pyetje, shkroi: “Se është askushi për mua”.
Kjo deklaratë e papritur e ish-konkurrentes i ka habitur të gjithë. Para disa javësh, gjatë një interviste ku ishin të dy të ftuar njëkohësisht, Mevlani tha se shkaku i ndarjes nga Ledjana Prenga nuk ishte Berisha. Madje ai shtoi se nuk ka pasur ndonjëherë një lidhje mes tyre.


