Moderatorja sportive, Ilda Bejleri, teksa ndodhej me pushime në Greqi ka vënë re se shqiptarët atje nuk e pranojnë origjinën e tyre.

Për këtë arsye, ajo ka vendosur që të pyesë ndjekësit e saj të shumtë nëpërmjet një postimi në “Instastory”: “Dini gjë pse në Greqi ka shqiptarë që flasin shqip por thonë janë rumunë?”.
Kësaj pyetje i janë përgjigjur shumë ndjekës të saj, ku një prej tyre është shprehur: “Unë rri në Greqi, jam edukuar dhe rritur atje, Ilda më thuaj një arsye përse duhet të ndihem krenare?”.

Moderatorja i është përgjigjur fanses, duke treguar edhe një histori personale të saj. “Sepse ke gjak shqiptar shumë thjeshtë dhe nuk duhet të ndihesh inferiore ndaj askujt. Dhe unë kam jetuar e vogël disa vite në Greqi, ishte viti ’92, por të them të drejtën kam ndjerë përgjithësisht përbuzjen e grekëve ndaj shqiptarëve. Madje kur kaloja kufirin tokësor nga Gjirokastra ende e mbaj mend një grek që qëndronte aty dhe zbriste shqiptarët nga autobusi”, shprehet Ilda.


