A do ta publikoje ti një foto duke ekspozuar të pasmet para pasqyrës si Angela Martini, edhe nëse burri do të këmbëngulte? Po foto nga maja e shkëmbit në plazh me fokusin te fundshpina si Ledina Çelo, edhe nëse burri do të ishte fotografi vetë?
E para modele dhe e dyta këngëtare, i bashkon jo vetëm fakti që shquhen për këmbët e gjata, por edhe se janë të dyja të martuara. Ndaj statusi familjar ua ka bërë me të kontestueshëm, ekzibicionizmin e tyre në rrjetet sociale, aq më tepër që Ledina është nënë e dy fëmijëve.
Kaq ka mjaftuar dhe dy vajzat e famshme kanë rënë prej e sulmeve të vërteta virtuale, ku shumë ndjekës i pyesin se nëse duhet të sillen kështu gratë e martuara dhe si ka mundësi që burrat e tyre s’e kanë problem?
Përgjigjja mund të ishte mbase, nëse gratë do të kishin të pasme si të Angelës dhe Ledinës. Ose mund të ishte: Poo, pse jo. Ose edhe: Jo, në asnjë mënyrë. Po ç’lidhje ka burri këtu?!
Edhe Angela e pati një diskutim me burrin e saj dhe autorin e fotos, para se ta publikonte, siç shpjegon edhe ajo. “Po bëhesha gati, por burri im vendosi të më bënte një foto. E pëlqeva shumë dhe pas një debati, ja ku e keni edhe ju rezultatin!”, u shpreh ajo.
Fitoi ai, sigurisht, dhe për foto duhet thënë paska aftësi të mira. Më të ashpër kanë qenë ndjekësit me Ledinën, e cila njihet jo vetëm si një këngëtare shumë e mirë, por edhe për linjat fizike seksi, të cilat çdo vajzë do dëshironte t’i kishte. E ndërsa vitet kalojnë, ajo duket se kthehet gjithnjë e më tepër në super formë.
Së fundmi, në llogarinë e saj në “Instagram”, këngëtarja ndau disa foto, në të cilat shfaqet mjaft seksi. Duke pozuar buzë detit, me flokë të lëshuara dhe e veshur me rroba banje, Ledina nuk kishte se si të mos tërhiqte vëmendjen e ndjekësve. Në disa foto, 44- vjeçarja ka vënë në plan të parë të pasmet e tonifikuara, por kjo gjë nuk u ka pëlqyer shumë ndjekësve, të cilët e kanë kritikuar pa mëshirë.
“Ku po shkon kjo botë, gruaja 50 vjeçe nxjerr b*thën, më falni që po e quaj ashtu po kur s’ka turp ajo…”, shkruan njëri prej ndjekësve.
Ndërkohë, një tjetër i shkruante: “E mirë je, po pse me b*thë? Nuk është aspak paragjykim se jemi me gjithë të mirat mes Europës dhe as mendjengushta, por ekspozimi dhe vulgariteti s’kanë lidhje sa mendjehapur je. Duhen disa rregulla në jetë, disa parime, që nesër fëmijët tanë të mos shikojnë b*thët tona dhe shokët e tyre të na mbajnë postera në dhomë. E dimë se si kanë ardhur kohët dhe pikërisht njerëzit që u rezistojnë tundimeve të shthurjes dhe këtyre akteve moderne, tregojnë karakter. Këtë e lidh më shumë me moshën, sepse e re edhe e lëshon, edhe gabon. Shpresoj mos e dh****. Jemi shqiptarë në fund të fundit, gjaku nuk bëhet ujë e me gjakun as mentaliteti sesi jemi rritur e me të figura e nënës. Nëse do donim t’i shikonim nënat tona kështu, atëherë hajde i nxjerrim të gjitha sheshit se i kemi të bukura dhe gjynah t’i mbajmë nën hije, gjynah t’i shikojë vetëm një burrë”.
Mirëpo, Ledina zgjodhi të mos reagonte fare, duke i injoruar të gjitha komentet në postimin e saj. Po le të ndalojmë te burrat e tyre, edhe pse ata s’e kanë farë problem zhveshjen e bashkëshorteve të tyre. Modelja Angela Martini u rikthye në Itali së fundi për të festuar ditëlindjen e saj të 35- të në Venecia, një qytet i tërë i prenotuar nga burri i saj për ta kënaqur sa më shumë.
Si bashkëshortja e miliarderit rumun Dragos Savulescu, ajo festoi plot supriza, festime maratonë dhe që i kushtuan miliona. Ndërkohë, komentuesit nisën me pyetjet: Nëse kjo e Anxhelës është një ditëlindje, po një dasmë çfarë është?
Surprizat për modelen nisën që në mëngjes dhe bashkëshorti zgjodhi mënyrën më të bukur për ta surprizuar rrethuar me lule, gjelbërim, një tavolinë mes natyrës, me pak fjalë, gjithçka të bukur që ofron natyra dhe shumë dashuri nga njeriu i zemrës. Dihet që vitet e fundit ai ka probleme me drejtësinë dhe për këtë arsye nuk ishin shfaqur bashkë, por ai gjithmonë e ka llastuar Angelën.
Ajo kaloi stinën e dimrit dhe festat e fundvitit bashkë me bashkëshortin e saj, me të cilin nuk munguan pozat hot. Herë pas here, Martini u ka plotësuar ndjekësve dëshirën për të publikuar atë që ata dëshirojnë. Eleganca, format dhe bukuria e saj janë bërë shkak që Angela Martini të jetë gjithmonë në fokus të mediave rozë.
Ish-modelja, direkt pas martesës me miliarderin, vendosi të hiqte dorë nga karriera si modele, pasi ai i premtoi një martesë të lumtur pa e vrarë mendjen për paratë, por vetëm për qejfin. Ata u celebruan gjatë një ceremonie luksoze private në SHBA, ku Angela u shfaq si nusja me fustan të zi.
Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet sociale, Angela vendosi të tregojë së fundi sekretin e saj për një marrëdhënie të shëndetshme në çift me Dragos Savoulescu. “Dashuri e vërtetë dhe shumë seks”, iu përgjigj Martini ndjekëses që e pyeti për çelësin e suksesit në këtë fushë.
Për ceremoninë martesore, Angela nuk zgjodhi fustanin tradicional të bardhë, por një fustan të zi dhe pavarësisht faktit se martesa për të u bë shumë shpejt, duket se çdo gjë ka shkuar shumë mirë.
Ndërsa këngëtarja Ledina Çelo, tashmë nënë e dy fëmijëve, ka një martesë të lumtur në Gjermani me burrin e saj, po ashtu të pasur. Martesa me kick-bokserin kosovar, Naim Kabashi dhe bashkëjetesa me këtë sportist me emër e ka bërë t’i përkushtohet shumë vetes.
Aktualisht, këngëtarja jeton në Gjermani. Qëkur u martua me kick-bokserin kosovar, këngëtarja u largua nga skena për t’iu përkushtuar familjes, e biznesit ndërkohë që për linjat ajo ka deklaruar se i mban në formë me vrap.































