Pak ditë më parë, këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu foli për blerjen e klikimeve, një fenomen mjaft i përhapur në mesin e artistëve shqiptarë.
Në një intervistë për emisionin #Gjesi në T7, ai tha se kantautori Flori Mumajesi është një ndër artistët që blen më së shumti klikime për këngët e tij.

Lidhur me këtë deklaratë të Sabriut, reagoi menjëherë vetë Flori i cili nuk e priti aspak mirë. Në një postim në “Instagram”, Mumajesi u shpreh se askujt nuk i është futur në xhep apo në jetën e tyre dhe nuk është marrë me llafe.

“Ncncncnc pse be axha Sabri kapesh me mu? Edhe po ti kem ble s’ti kam marr ty paret! pse be po mërzitesh kaq shumë? Pash mu mo be! Flori dhe kur tjerët kanë honger mut i ka lon me u ngi mirë se nuk kam qenë, nuk jam e as kam me qenë najherë unë shembulli për blerje klikimesh!!! Kerkujt si futem n’xhep e n’jetën e vet. Kur i bëjnë vet shumë klikime nuk nihen vec fërkojnë gjoksin kishe jonë artista t’mdhej, kur nuk i bojnë vet e i bojnë tjeret merren me llafe të grave”, shkruante i revoltuar Mumajesi.

Por ditën e sotme, ka reaguar sërish Fejzullahu. Ai ka bërë një në “Instastory”, që i drejtohet Florit. Sabriu ka publikuar deklaratën e kantautorit, ndërsa e shoqëron me disa emoji zemrash.
Duket sikur në këtë mënyrë Sabriu i ka kërkuar falje Florit. Por si do e presë vallë ky i fundit?
© Panoramaplus.al
