23 Qershor, 2022

Pse Amber Heard po mundohet t’i tregojë botës se është modeste dhe ‘e varfër’ pas gjyqit me Johnny Depp?


Amber Heard mund të jetojë në një nga zonat më të pasura në SHBA, por – pak kohë nga humbja e betejës ligjore ndaj Johnny Depp – ajo duket se do tu tregojë të gjithëve se nuk është ‘edhe aq e pasur’.

Aktorja – e cila u pa javën e kaluar duke blerë në një dyqan me veshje të lira ‘TJ Maxx’ në New York – u pa gjithashtu duke blerë -vetë- disa artikuj nga një dyqan ushqimor në Citarella. Ylli i “Aquaman” u fotografua duke biseduar me shitësin e peshkut ndërsa zgjidhte salmon.

“Ajo ishte shumë modeste. Pa makiazh. Të gjithë e lanë vetëm.” -ka thënë një burim për ‘Page Six’.

Më parë Amber është parë duke darkuar në restorantin grek ‘Calissa’ në New York, me motrën e saj, Whitney Heard dhe dy fëmijët e Whitney. Whitney ka qenë në krah të Amber-it, duke dëshmuar në gjyq dhe duke postuar në Instagram pas vendimit, ku shkruante “Unë ende qëndroj me ty, motër.

Heard i detyrohet Depp 8.4 milionë dollarë dëmshpërblim. Burimet i thanë më parë ‘New York Post’ se ajo nuk mund ta paguajë këtë shumë për shkak të tarifave të majme ligjore. Alafair Hall, zëdhënësi i Heard, tha se aktorja kishte në plan të apelonte vendimin, sipas New York Times. Pra, ajo do të kërkojë në një gjykatë më të lartë që të rrëzohet vendimi i një gjykate më të ulët.

Heard kërkoi 100 milionë dollarë në një kundërpadi kundër Depp, në të cilën ajo pretendonte se për të ishte shpifur nga agjenti i tij i shtypit, i cili i përshkroi akuzat e saj si “një mashtrim abuzimi” që synonte të përfitonte nga lëvizja #MeToo. Ajo ia doli vetëm në një pikë dhe u shpërblye me 2 milionë dollarë.

Ndoshta fakti që nuk mund të paguajë detyrimin ndaj Johnny-t është arsyeja pse Amber po paraqitet kaq modeste dhe në vende të lira duke bërë vetë pazare?

© Panoramaplus.al