17 Nëntor, 2022

“Problemet më të mëdha i kemi pasur me..”/ Ola dhe Ezdalini zbulojnë “tekat” e vipave


 Balerinët, Ola dhe Ezdalini janë një çift në skenë dhe në jetë, ndërsa së fundmi si koreografë të “Dancing With the Stars” kanë zbuluar “tekat” e VIP-ave që janë pjesë e spektaklit të kërcimit.

Janë dy balerinë të suksesshëm, por Ola dhe Esdalini ua kanë ndaluar fëmijëve të merren me balet

Ata treguan për “Ftesë në 5” se problemet më të mëdha i kanë pasur me moderatorin Isli Islami, i cili ka “teka” për sa i përket procesit të punës. “Të gjithë janë kërkues në gjërat e tyre,  unë kam një person. Ai është Isli,  ka teka në stilin e procesit të punës. Është shumë kërkues. Bëj këtë bëj atë, nganjëherë mërzitet”, u shpreh Ezladini.

“Po është edhe luftë, luftë nervash e muskujsh, duhet shumë durim. Duhet të punojmë shumë me VIP-at. Sa po vjen e po bëhet me e vështirë,  po i ngarkojmë me koreografi më shumë”, shtoi më tej koreografja dhe partnerja e Ezdalinit.

Ndërsa çifti i koreografëve zbuloi gjithashtu një tjetër detaj, ata u shprehën se me vonesë në prova kohët e fundit ka nisur të paraqitet këngëtari Ardit Çuni, por Ezdalini dhe Ola nuk treguan më shumë detaje rreth “vonesave” të tij.

“Arditi këto kohët e fundit ka filluar të vijë me vonesë nuk e di pse”, u shpreh Ola pa treguar më shumë. Çifti, prindër të dy fëmijëve, pranuan se “ndonjëherë është edhe ezauruese të qenurit gjatë gjithë kohës bashkë, por që e kanë gjetur ekuilibrin e tyre”.

 

 

© Panoramaplus.al