4 Tetor, 2023

Problemet me ligjin s’kanë të mbaruar për Cristiano Ronaldo! Futbollisti paditet për përdhunimin e një femre


Një padi është ngritur së fundmi ndaj futbollistit të njohur Cristiano Ronaldo, pasi dyshohet se në vitin 2018 ka përdhunuar Kathryn Mayorga, sipas SkyNews.

U akuzua për përdhunim, rikthehet në gjyq çështja ndaj Cristiano Ronaldos

Sipas kësaj medie, vite më parë futbollisti kishte paguar atë për shumën marramendëse 375,000 dollarë në mënyrë që ajo të hiqte dorë nga e drejta e saj për anonimitet.

Sipas dokumenteve Mayorga pretendon se Cristiano e përdhunoi atë në një dhomë hoteli në Las Vegas në qershor të vitit 2009, gjë që ai e mohoi.

“Unë i mohoj akuzat që janë ngritur kundër meje. Përdhunimi është një krim i neveritshëm që bie ndesh me gjithçka që unë jam dhe besoj”, tha Ronaldo në një deklaratë në tetor të vitit 2018.

 

© Panoramaplus.al