Aktorja Delinda Disha ishte një nga të ftuarat e Bieta Sulos në studion e “Ftesë në 5” në Top Channel. Edhe pse jemi mësuar ta shohim në rolin e shumë personazheve nga bota e showbiz-it dhe jo vetëm, kësaj here Delinda foli për jetën e saj personale si nënë dhe bashkëshorte.
Sa i përket anës profesionale, Bieta nuk ngurroi ta pyeste nëse ka pasur probleme me ndonjë nga personazhet që ajo ka imituar në spektaklin “Portokalli” dhe aktorja vijoi me një përgjigje të sinqertë.
Të është mërzitur ndonjëri që të ka shkruar: Po ti ç’pate ku më gjete mua?
“Jo. Më vjen keq që mërziten, sepse duhet ta marrin më me lehtësi, me dashamirësi, sepse përkundrazi, ne në njëfarë mënyre ne u bëjmë publicitet të gjithë personazheve që imitojmë”, u shpreh ajo, “kam përshtypjen që duhet të ketë më shumë solidaritet me ketë pjesë. Të pranojnë që të imitohen, nuk k asnjë gjë të keqe”.
Po, kuptoj që të janë mërzitur me imitimi…
“Ëh jo, unë punën time e bëj me kënaqësi, por sesa mërziten të tjerët pastaj, kjo është problem personal i tyre. Unë i them se nuk ka asnjë gjë të keqe, përkundrazi”.
E padyshim Delinda nuk mund të largohej nga studio pa imituar disa personazhe të njohur të televizionit si Alketa Vejsiun, Aurela Gaçen, Dojna Memën, Arbana Osmanin e për surprizë edhe vetë të zonjën e shtëpisë Bieta Sulon.
© Panoramaplus.al
