Mbrëmjen e djeshme në “Pallatin e Kongreseve”, është transmetuar premiera e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, ku morën pjesë shumë personazhe të njohura shqiptar dhe njerëz të thjeshtë.

Aktorët e kastit si dhe shumë figura të njohura për publikun parakaluan në tapetin e kuq, ku u pritën me duartrokitje dhe brohorima nga fansat e tyre të “zjarrtë”.

Mirëpo, një gjë që ka tërhequr vëmendjen e publikut ishte moderatorja Arbana Osmani, e cila mungoi gjatë premierës së filmit.

Teksa të gjithë prisnim që ajo të parakalonte në tapetin e kuq, nuk u pa askund, madje sikur u “zhduk” edhe nga rrjetet sociale duke mos postuar asgjë.
© Panoramaplus.al
