Pak çaste më parë është zbuluar dhe data se kur do të startojë spektakli më i njohur i kërcimit, “Dancing With The Stars”.

Ishte faqja zyrtare e “DWTS” që bëri të ditur njoftimin se programi do të nisë me shtatë tetor netët live. Ata publikuan një video ku prezantohen të gjithë konkurrentët e spektaklit duke dhuruar një miniperformancë.
View this post on Instagram
Kujtojmë se anëtarët e jurisë në këtë edicion janë katër: Armand Peza, Valbona Selimllari, Dalina Buzi dhe në krye Kledi Kadiu, sipas “Kryefjala.com”.
Përpos jurisë, kujtojmë se deri më tani 17 konkurentët e konfirmuar zyrtarisht janë anëtari i grupit “Asgjë sikur Dielli”, Alban Nimani, moderatori Isli Islami, Megi Pojani dhe blogerja Sara Hoxha, Irini Qiriako, Elhaida Dani, Julka Gramo, Gent Hazizi, Salsano Rrapi, Ilir Dushkaj, Elona Duro, Deborah Keçi, Arbër Çepani.
Sakaq prej kohësh është zbuluar edhe që Bora Zemani do të prezantojë “Dancing With The Stars” që pritet të startojë këtë sezon televiziv në Top Channel.
Jo vetëm kaq, në ambientet e këtij televizioni po flitet se moderatorja kryesore në skenë Bora Zemani do të shoqërohet nga partneri i saj Donald Veshaj, i cili do të presë personazhet në “Gold Room”, (dhoma ku qëndrojnë konkurentët) pas performancës.


