Stilisti Valdrin Sahiti dhe bashkëshortja e tij, Edita Ramadani, janë bërë prindër për herë të dytë, pasi mirëpritën në jetë një vajzë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë stilisti me anë të një postimi në Instastory. Në të mund të shihet dora e vajzës së porsalindur, si dhe emri i veçantë që Valdrini së bashku me Editën kanë zgjedhur për të: Paris Valdrin Sahiti.

Sipas “Prive” lindja ka ndodhur rreth orës shtatë pasdite me kohën lokale në Uashington, ose ndryshe në orën një të natës me kohën në Kosovë. Ditën e djeshme, Edita zbuloi se është shtruar në spital, pasi publikoi në llogarinë e saj në Instagram një foto nga shtrati.

Lajmi se bashkëshortja e Sahitit është shtatzënë për herë të dytë u zbulua në ditën e lindjes së Editës, më 9 shkurt. Ishte Valdrini ai që ndau një foto familjare, krahas së cilës shkroi:
“Urime ditëlindja për dashurinë tonë të jetës… faleminderit që na don e na duron çdo ditë, me kërkesa e ankesa… e faleminderit shumë që kësaj fotografie shpejt ki me ja shtu edhe një bebe. Dashnia 100”.

Çifti kanë edhe një vajzë që quhet Bella. Valdrini dhe Edita u martuan në vitin 2017, pas shtatë vitesh bashkëjetesë. Për shkak se Sahiti nuk dëshironte një dasmë madhështore, ai organizoi diçka private ku prezentë ishin vetëm tetë persona.


