Moderatori i njohur Ermal Mamaqi ka publikuar trailerin e filmit “Dy gisht mjaltë”, i cili pritet që së shpejti të lancohet në të gjitha kinematë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Dy protagonistët kryesorë të filmit janë Ermal Mamaqi dhe këngëtarja e dashur për publikun shqiptar Elvana Gjata.
Nga traileri i filmit vihet re se pjesë e kastit janë figura të rëndësishme të kinematografisë shqiptare, si Bujar Asqeriu, Marjana Kondi dhe Natasha Sela.
Po ashtu pjesë e filmit është edhe Erion Veliaj, Holta Daku, Florian Agalliu, Ervin Bejleri, Rezart Veleshnja, Megi Pojani etj.
View this post on Instagram
Së shpejti 2Gisht Mjaltë në të gjitha Kinematë. Shqipëri, Kosovë, Maqedoni ? @elvanagjataaaa ???
“Së shpejti 2Gisht Mjaltë në të gjitha Kinematë. Shqipëri, Kosovë, Maqedoni ? @elvanagjataaaa ???”, shkruan Ermali bashkëngjitur me videot e publikuara në “Instagram”.
Në një tjetëfr postim ai shprehet se tani është radha që të publikohet kolona zanore e filmit: “Me sa duket shkurti është muaji i @elvanagjataaaa . Mbas kesaj kenge del kenga e kolones zanore te filimit “2 gisht mjaltë”? Qëndroni me ne…”.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
