DJ i njohur Sardi Shehu, ka zbuluar pak çaste më parë se është bërë baba i një djali.
Artisti e ka bërë të ditur lajmin nëpërmjet një postimi në rrjetet e tij sociale ku shfaqet me te birin e tij duke e mbajtur në krahë, ku ka zbuluar gjithashtu dhe emrin.
“GJITHE BOTA MU SHEMB PERPARA TEJE . Zais Denzel Shehu 22.01.2022”- ka shkruar Sardi.
Kujtojmë që artisti ka treguar se janë në pritje të një fëmije në muajin dhjetor, ku shfaqet me partneren e tij, Jonisa Sinorukaj, në disa foto të shkrepura ku duket në pah barku i saj i rrumbullakosur.






