Boris Johnson dhe partnerja e tij, Carrie janë bërë prindër për herë të tretë, ku dhe kanë zbuluar emrin e veçantë që kanë zgjedhur për djalin e tyre.

Bashkëshortja e tij ka ndarë disa foto të vogëlushit, ku shihet teksa e mban në krahë si dhe një moment të ëmbël kur djali i madh, Wilfred, mbulon me batanije vëllain e vogël.
Çifti e ka quajtur të voglin Frank Alfred Odysseus Johnson.

Kujtojmë se 59-vjeçari ka edhe 4 fëmijë të tjerë me ish-gruan, Marina Wheeler, si dhe një fëmijë nga një lidhje dashurie.
© Panoramaplus.al
